Kosova
PROVOKATIV/ Kurti, përfitime afatshkurtra në kurriz të interesave afatgjata të Kosovës
Profesori amerikan i çështjeve ndërkombëtare dhe njohësi i zhvillimeve politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Charles Kupchan, në një intervistë ka folur për rikthimin e Donald Trump si president dhe pritshmerite që mund te ketë rajoni nga Administrata e re amerikane.
Kupchan ka thënë se pret që SHBA të merret me rajonin sikurse në mandatin e parë te Trump, ndonëse potencoi se s’do të jetë prioritet, marrë parasysh problemet e tjera nëpër botë si Ukraina dhe Lindja e Mesme.
Persa i përket Kosovë dhe Serbisë, Kupchan është shprehur se Trump mund të kërkojë të mbyllë marrëveshjen mes dy shteteve, duke qenë se “është president transaksional dhe jo një burrështetas”. Për idenë e zgjidhjeve terrtoriale apo shkëmbimit të territoreve, profesori amerikan u deklarua se ajo është gjithmonë në tavolinë, megjithatë s’e sheh si një mundësi të afërt.
Lidhur me veprimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti përgjatë këtyre katër viteve, Kupchan ka thënë se kryeministri kosovar është treguar provokativ pa nevojë duke luajtur me kartën nacionaliste. Sipas Kupchan, kjo ka çuar në dobësim të pozicionit të Kosovës ndërkomëbtarisht dhe në ngecje të dialogut.
Ai tha gjithashtu se Albin Kurti po ndjek përfitime politike afatshkurtra në kurriz të interesave afatgjate të Kosovës.
Kupchan tha se nëse Albin Kurti do të perceptohet si kokëfortë dhe pengesë për procesin e normalizimit nga Administrata e Trump atëherë raportet e tij me Uashingtonin do të jenë shumë të tensionuara. Ai theksoi se do të ishte gjë e pa mençur nëse Kosova do të rrezikonte përkrahjen e SHBA-së.