Aktualitet
PS kryeson edhe në qarkun e Fierit me 65% të votave! Do numërohet edhe kutia e Burgut

Ka nisur procesi i numërimit të votave edhe në qarkun e Fierit.
Deri në orën 05:00 ishin përfunduar në numërim 63 kutitë e para.
PS kryeson me një diferencë të thellë dhe mbi 65% të rezultatit, ose 10361 vota. Kurse PD me 3765 vota, ose me 23,9%. partia e tretë renditet Nisma Shqipëria Bëhet, me mbi 4% të votave.
KZAZ nr. 61 në Patos ishte e para, pas përfundimit të dorëzimit të kutive nga 49 qendrat e votimit ku nisi numërimi, por rezultati i parë erdhi nga Lushnja. PS fiton me 121 vota, kundrejt 43 të PD-së.
Procesi ka nisur normalisht teksa po monitorohet nga vëzhgues vendas e të huaj. Në këtë KZAZ do të numërohet edhe kutia e votimit të qendrës 3079/3 e Burgut të Fierit. 403 të dënuarit me të drejtë vote e finalizuan këtë proces, ndërkohë që 370 prej tyre nuk mundën të ushtrojnë të drejtën e votës për shkak se i ndalon Kodi Zgjedhor për shkak të krimeve të rënda të kryera.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Fierit

