Aktualitet
PS kryeson garën e 11 majit me 149 e 681 vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar shifrat e numërimit të votave.
Nga hapja dhe numërimi i 1038 kutive nga 5 mijë e 225, Partia Socialiste rezulton forcë e parë me 53.26% pasuar nga koalicioni PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 33.92%.
Konkretisht e përkthyer në vota PS ka siguruar 149 e 681 vota, ndërsa PD-ASHM 95 mijë e 767.
Partia Socialdemokrate PSD ka marrë 3.79% pasuar nga Koalicioni Nisma Shqipëria bëhet me 3.51%.
Megjithatë, është me interes të shihet si do t’i ketë të shpërndara votat, pasi nëse nuk arrin të përqendrojë votat e duhura në një qark, nuk do ta ketë të mundur gjenerimin e një mandati.
Partia Mundësia e Agron Shehajt radhitet e radhës, 7 mijë e 234 vota, përkthyer në 2.57 të totalit.
Lëvizja Bashkë arrin të marrë 3 mijë e 399 vota, ose 1.21%.
Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës paraqitet me 2 mijë e 790 vota, ose 0.99%.
Me 977 vota shfaqet Koalicioni Djathtas për Zhvillim.
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare merr 517 vota.
Partia Atdheu me 350 vota.
Dhe mbyll radhitjen Aleanca Demokracia e Re me 204 vota.

