Connect with us

Politike

PS kryeson në Shijak, Rama përgëzon Elton Arbanën përmes një video telefonate

Edi Rama ka përgëzuar Elton Arbanën dhe ekipin e tij përmes një video telefonate pasi kryeson në Shijak.

Arbana është 4088 vota para kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rezart Tusha.

Janë numëruar 47 kuti nga 54 që ka në total në bashkinë Shijak.

Elton Arbana: Është një përgjegjësi shumë e madhe kur mendon se në Bashkinë e Shijakut asnjëher nuk ka qenë dy herë i njëjti kryebashkiak. Do të bëj akoma më shumë se në mandatin e parë dhe falënderoj pa masë ata që më kanë mbështetur por edhe ato që janë skeptikë sepse do të kuptojnë që në krye të bashkisë kanë njeriun e duhur.

Advertisement