Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi në një dalje për mediat se i takon sovranit që të përgjigjet pasi PS-ja vendosi që të japë autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesë e bërë nga SPAK. Ai tha se tashmë duhet të marrë në dorë drejtësinë sovrani-qytetarët.

“S’ka pasur kritik më të madh në këtë platformë se unë ndaj drejtësisë. Por në rast se ekzekutivi me kartonat e krimit vendos të mos pranojë vendimet e drejtësisë, i përket sovranit dhe jo drejtësisë, të thotë fjalën e vetë. Drejtësia e tëra është një trupë 300-1 mijë. Të gjitha hallkat e tjera janë në duart e ekzekutivit. Ndaj është sovrani që duhet të ndërhyjë me mjetet demokratike, për të bërë të mundur ushtrimin e pushtetit gjyqësor në Shqipëri. A do të vazhdojë drejtësia të lëshojë urdhra të tjerë për arrestin e Ramës, se di. Zgjidhja është në duart e qytetarëve, kemi të bëjmë me fatin e qytetarëve, me ëndrrën e tyre.”, tha ai.