Connect with us

Pinknews

Pse Adidas kërkon falje për reklamën e fundit me Bella Hadid

Firma sportive “Adidas” ka vendosur të heqë modelen gjysmë palestineze Bella Hadid nga një fushatë reklamuese për atletet e saj retro.

Kompania njoftoi se do të “rishikojë” reklamën e saj të fundit, e cila e paraqiste modelen për të nderuar përvjetorin e 52-të të Lojërave Olimpike të Mynihut.

Gjatë Lojërave Verore të vitit 1972, 11 atletë izraelitë dhe një polic gjerman u vranë nga një grup militant palestinez. Adidas kërkoi falje për referencën “e paqëllimshme” të sulmit terrorist në një deklaratë.

“Ne jemi të vetëdijshëm se janë krijuar lidhje me ngjarje tragjike historike, megjithëse këto janë krejtësisht të paqëllimshme dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim të shkaktuar. Si rezultat ne po rishikojmë pjesën e mbetur të fushatës”, thanë përfaqësuesit e markës.

Reklama u lançua të enjten e 18 korrikut, me foto që tregonin 27-vjeçaren duke buzëqeshur teksa tregonte këpucët e saj të kuqe.

Pse Adidas kërkon falje për reklamën e fundit me Bella Hadid?

 

Advertisement