Lifestyle
Pse disa njerëz flasin në gjumë?
Gati të gjithë kanë një histori personale apo të familjarëve që flasin në gjumë. Megjithëse priret të jetë një dukuri më e zakonshme te fëmijët, ajo mund të vërehet në çdo moshë.
Një studim i viteve të fundit në revistën “Sleep Medicine”, zbuloi se rreth 2/3 e njerëzve përjetojnë të paktën një episod të të folurit në gjumë në moshën madhore.
Po çfarë e shkakton të folurit në gjumë?
Studiuesit nuk e dinë ende arsyen, por studimet që matin aktivitetin e trurit mund të ofrojnë disa të dhëna. Analizat e fundit tregojnë ngjashmëri midis të folurit në gjumë dhe të folurit normal gjatë qëndrimit zgjuar thotë St.Luis.
“Të folurit në gjumë mund të lidhet me konsolidimin e kujtesës, kur truri i fjetur rishikon përvojat për t’i ruajtur më të rëndësishmet në kujtesën afatgjatë. Nga ana tjetër shkaku i të folurit në gjumë mund të jetë i ndryshëm tek fëmijët dhe të rriturit”, thekson Martin.
Të folurit në gjumë dhe sjellje të tjera të pazakonta të gjumit janë shumë më të zakonshme tek fëmijët dhe kjo sepse truri i fëmijës synon “të mësojë çfarë të mos bëjë” thekson Martin.
Po ashtu mund të lidhet me fazat e zhvillimit të trurit gjatë fëmijërisë. Ndërkaq tek të rriturit,disa kushte dhe rrethana të tjera e bëjnë më të mundshme të folurin në gjumë.
Së pari kjo dukuri mund të ketë edhe një komponent gjenetik. Sipas një studimi të vitit 2001 të botuar në revistën “Psychiatric Genetics”, ajo mund të trashëgohet në familje.
Gjithashtu, të folurit në gjumë ka qenë i lidhur me apnean obstruktive të gjumit, një gjendje në të cilën njerëzit përjetojnë pauza në frymëmarrje, apo frymëmarrje të cekët gjatë gjumit.