Kosova
Pse duhet të shqetësohet ambasadori amerikan Hill nëse është serb?
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, së fundmi ka deklaruar se nga çfarë do të kishte frikë nëse ai do të ishte serb.
Ai tha se do të frikësohej se në mesin e demonstruesve kundër minierave të litiumit në Serbi ka nga ata që janë pro-rus.
Konkretisht, ambasadori Hill, duke folur për demonstratat kundër minierave të litiumit, tregoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin të drejtën për të protestuar, por theksoi edhe në vijim se ky: “Është një proces normal që qytetarët të shprehin shqetësimet e tyre”. Megjithatë, ka edhe elementë të tjerë. Nëse shikojmë disa nga pjesëmarrësit – jo të gjithë – ata janë ata që nuk janë aq të shqetësuar me preokupimet e Serbisë, por me preokupimet e të tjerëve, konkretisht me Rusinë”.
“Ne i kuptojmë interesat e kompanive të huaja për të marrë lëndë të parë të lirë, litium apo ndonjë mineral tjetër, por nuk është në interesin e Serbisë të shkatërrohet vendi për hir të interesave financiare në një pjesë tjetër të botës” – komentoi mer median serbe Danas,Radomir Lazoviq, bashkëkryetar i Fronti i Gjelbër-Majtas dhe deputet.
Kurse Zdravko Ponoš, lider i Qendres Serbe dhe deputet, tha se “Ambasadori Hill nuk është serb, kështu që nuk ka arsye për t’u shqetësuar”.
Kujtojmë se deklarata e ambasadorit amerikan Christopher Hill, meqenëse minierat e litiumit janë një nga temat e nxehta në Serbi, ai qëndron në anën e regjimit aktual dhe herë pas here bën të ditur se një projekt i tillë do të ishte i mirë për Serbinë.
“Ajo që tha Hill përshkruan në mënyrë të përkryer pamjen e llojit të regjimit në të cilin ndodhemi nga këndvështrimi i politikës së jashtme. Vucic ka ndertuar një regjim hibrid që shfaq tipare autoritarizmi, por qe ka ende mbështetjen e Perëndimit dhe axhendat e tyre te cilat kane te bejne edhe me procesin e negociatave me Kosovën, me stabilitetin në Bosnje-Hercegovinë dhe me një largim të lehtë nga ndikimi rus” – deklaroi Dejan Bursać, studiues në Institutin e Filozofisë dhe Teorisë Sociale.