Kosova
Pse është i mërzitur me Perëndimin Albin Kurti
Emri i tij është sinonim i mirëkuptimit dhe qëllimeve të mira kur bëhet fjalë për marrëdhëniet serbo-shqiptare. Eshtë fjala për analisti, publicistin dhe shkrimtarin Shkëlzen Maliqi, i cili në fund të vitit të kaluar, në një artikull pati parashikuar se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë në fillim të këtij viti, me indikacion se Brukseli dhe Uashingtoni “kanë gjetur një formulë për të zhbllokuar negociatat”.
I pyetur nga e përjavshmja Radar në Serbi, se çfarë gjasa ka tani, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet Serbo-Kosovë, deklaroi: –
“E kisha fjalën për miratimin që mori Marrëveshja e Ohrit nga BE-ja. Ata thanë se marrëveshja është një dokument ndërkombëtar i detyrueshëm, por Vuçiq nuk e ka nënshkruar atë, por ka dhënë vetëm pëlqimin verbal. U ra dakord edhe për një plan zbatimi, që do të thotë se nuk ka më dialog për çështjet, por vetëm zbatimi i marrëveshjes, dhe kjo po ndodh dalëngadalë, edhe Vuçici edhe Kurti po dorëzohen, edhe pse duan të vonojnë dhe të blejnë kohë”.
“Albin Kurti në mënyrë sistematike po i shmanget deklaratave apo pjesëmarrjes në transmetimet e mediave kosovare. Ai i drejtohet publikut kryesisht përmes videomesazheve të drejtuara. Ndryshe nga Vuçiç që nuk i heq sytë nga ekrani, dhe flet deri në çmenduri e lloj-lloj gjërash, Kurti na kursen. Ai flet vetëm për mediat e huaja, është i zgjuar dhe i ëmbël me ata…” – tregoi analisti i njohur, duke shtuar se “Qeveria aktuale në Kosovë, është një koalicion hibrid i Lëvizjes Vetëvendosje populiste “të majtë” të Albin Kurtit me gjysmën renegate të votuesve të Bashkimit Demokratik të Kosovës me orientim djathtas, populist, i cili, kryesisht për ambiciet personale, u devijua në bashkëpunim me Kurtin nga presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Kumbarët e këtij koalicioni populist dukej se ishin edhe diplomatët perëndimorë, sepse mendonin se Osmani do bënte më mirë se Isa Mustafa, për të frenuar ambiciet radikale të Albin Kurtit për të nisur një revolucion institucional në Kosovë, me shpresën se si kryeministër do të bëhej pragmatik dhe do të zbutej në drejtim të koordinimit strategjik me SHBA-në dhe BE-në.
Kurti dhe Osmani nuk kanë struktura të personelit profesional me përvojë dhe të trajnuar, as një vizion të qartë se si duhet të drejtohet vendi. Politika e tyre ekonomike është shumë konfuze, ata nuk i kuptojnë fare prioritetet gjeostrategjike të Perëndimit në Ballkan dhe pse ishte e rëndësishme që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përmbyllet sa më shpejt që të jetë e mundur me një marrëveshje kompromisi për normalizimin e marrëdhënieve. Kurti, i cili më parë donte të vinte në pushtet me revolucion, kur fitoi pushtetin në zgjedhje, mendoi se kishte fituar pushtetin sovran dhe filloi të sillej në mënyrë agresive ndaj ambasadorëve perëndimorë, veçanërisht ndaj amerikanëve. Ai nuk e toleron faktin që Perëndimi gjithmonë ka parasysh edhe interesat e Serbisë në dialog dhe në çdo propozim. Ai eshte i mërzitur që Perëndimi nuk po e bezdis Serbisë dhe nuk po i jep Vuçiqit një mësim te mirë, madje edhe per sekretarin amerikan të shtetit Blinken, tha se ishte naiv dhe nuk e kuptonte se kush ishte Aleksandër Vuçiç” – deklaroi Maliqi, sipas te cilit, lëvizja më e keqe e autoriteteve serbe eshte instrumentalizimi i pozitës së minoritetit serb në Kosovë, veçanërisht dalja nga institucionet, nxitja e rebelimeve dhe si kurorë e skenarëve të gabuar, sulmi famëkeq, i dështuar terrorist në Banjskë.
“Ajo që e karakterizon qeverinë serbe nën Aleksander Vuçic eshte përshtatja e trashëgimisë së politikës së Titos për balancimin mes Perëndimit dhe Lindjes, e cila ishte relativisht e suksesshme gjatë armëpushimit të pas Luftës së Ftohtë ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes, por në rrethana të ndryshuara, veçanërisht pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, aq më shumë nuk është funksional, nuk funksionon më si taktikë dhe fitim kohe, por çdo ditë akumulon probleme të reja për Serbinë, dhe për vetë qeverinë e Vuçiçit. Serbia sot duhet të bëjë një zgjedhje, siç bëri dikur Greqia, duke zgjedhur demokracinë perëndimore” – theksoi Shkëlzen Maliqi.
I pyetur se nga të gjithë politikanët që ai ka njohur, apo me të cilët ka punuar, për kë ka mendimin më të mire, analisti I njohur potencoi: –
“Unë kam mendimin më të mirë për Edi Ramën. Në kushte kakofonike dhe thuajse të pamundura, ai arriti të rivendoste dhe të ringjallte Tiranën dhe më pas Shqipërinë. Ai ka vizion dhe energji të pashtershme.
Me të shoqërohesha më intensivisht në vitet ’90, kur ai ishte artist. Kur u bë politikan, e shihja më rrallë, sepse duhej të komunikoja me të përmes kabinetit. Që nga viti 2005 kam bërë sondazhe të opinionit publik kryesisht për kundërshtarët e tij politikë, ndaj ambienti i tij ka menduar gjithmonë se unë mbështesja Sali Berishën. Por ishte thjesht punë. Në vitin 2011, kur ai kishte humbur zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Tiranës, dhe Partia e tij Socialiste ishte në një krizë jo të vogël, më ftoi të bëja kërkime për të, për të parë se cilat ishin shanset e tij në zgjedhjet e përgjithshme. Hulumtimet treguan se ai nuk mund të fitojë zgjedhjet nëse nuk kthehej në koalicion me partinë e Ilir Metës. Ai fitoi zgjedhjet bazuar mbi atë formulë, por më parë të tjerë punuan që ai të pajtohej me Metën. Kur u bë kryeministër, më ftoi si këshilltar për rajonin, sepse donte të përmirësonte marrëdhëniet me të gjitha vendet e rajonit, veçanërisht me Serbinë. Puna ishte interesante, por kishte shumë protokoll, ku ne, këshilltarët e tij, ishim dekor. Kam qëndruar këshilltar me kohë të pjesshme, deri në mesin e vitit 2016” – tregoi Skender Maliqi