Pinknews
Pse është zhdukur Olta Boka
Këngëtarja Olta Boka ka qënë e ftuar sot në “Aldo Mornign Show”, ku i është përgjigjur pyetjes “Ku është zhdukur Olta?”
Në fakt prej këngëtaren nuk e kemi parë active në tregun muzikor apo në emisione, por së fundmi ajo ka vendosur të thyejë heshtjen.
Në intervistën e sotme ajo tregoi se ka planifkuar rikthimin e saj tek “Kënga Magjike”, por pjesëmarrja e saj është shtyrë për disa arsye teknike.
Ndërsa sa i takon zhdukjes ajo tregoi se kjo është bërë për arsye të mirë, pasi ka qënë duke shijuar një nga periudhat më të bukura të jetës së saj.
“Ka qenë zhdukja ime më e bukur dhe që e kam shijuar. Jam bërë pak egoiste dhe e shoh që më ka ndryshuar në kompleksitet çikë titulli i të qenurit mama. Ndoshta sepse isha lodhur me Oltën që ishte më përpara dhe tani qëllimet që i kisha më përpara tani kanë marrë një lloj jete tjetër, kanë ndryshuar edhe prioritetet, nga ana tjetër edhe vetë karakterialisht, mendoj që kam marrë disa aksesorë gjatë rrugës që mendoj që nuk më kanë bërë më introverte, në kuptimin më të mbyllur, por më kanë bërë më të fokusuar te gjërat që pretendoj dhe mendoj që janë më të rëndësishme për momentin dhe ndaj them që ka qenë zhdukja ime më e këndshme, që e kam shijuar,”-u shpreh artistja.