Connect with us

Lifestyle

Pse gjyshërit tuaj nuk kishin alergji ndaj ushqimit kurse ju keni?

A e keni vërejtur që shumica e njerëzve që njihni kanë alergji ndaj ushqimit?

Më shumë se 17 milion njerëz në Evropë kanë alergji ndaj ushqimit dhe numri po rritet vazhdimisht.

Deri në vitet 1950 apo më gjatë, ushqimi erdhi nga burimet lokale apo nga kultivimi i tyre në shtëpi sepse kimikatet e ndryshme nuk janë përdorur vazhdimisht dhe teknologjia nuk ka mbështetur transportin në distance të mëdha.

Ndoshta kanë qenë më shumë të frekuentuar në kultivimin e ushqimit në shtëpi se sa blerjen e tyre nëpër tregje apo markete të mëdha.

Ushqimi para 60 viteve ishte me më shumë vitamina dhe pa kimikale të ndryshme gjë që e bënte më të shëndetshëm dhe kjo është arsyeja pse gjyshërit tanë nuk kishin alergji ndaj ushqimeve.

Gjyshërit tuaj gjithashtu nuk blinin ushqim me shumicë sepse ndoshta edhe nuk ju duhej por edhe nuk kishin luksin që kemi ne tani, shkruan daily health post.

Ata nuk kanë përdorur mikrovalën që të nxehin ushqimin siç përdorim ne tani, dhe struktura molekulare e ushqimit nuk goditej nga rrezatimi elektromagnetik.

Ata nuk kanë pasur ushqim të gatshëm për fëmijët, bebet ushqeheshin me çdo gjë. Ushqimi kryesor ishte qumështi i gjirit dhe dhe ishte i freskët me temperature e duhur.

Advertisement