Connect with us

Kosova

“Pse i la babi vrasësit të vrisnin mamin…?”/ Avokati i familjes së Liridonës tregon pyetjen që bëjnë fëmijët

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, është mbajtur sot seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e Liridona Ademaj, ku i akuzuar është bashkëshorti i saj Naim Murseli dhe tre të tjerë.

Gjatë seancës, Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj tha se ky shqyrtim gjyqësor do t’i japë përgjigje të gjitha dilemave të ngritura dhe për të kërkuar të vërtetën e plotë se pse Liridona Ademaj u privua nga jeta në mënyrë aq dinake.

Syla madje tha se Naim Murseli duhet ti përgjigjet edhe pyetjes së fëmijëve se përse e lejoi hajnin ta vriste nënën e tyre.

“Besoj që në këtë seancë duhet të jepet përgjigja ndaj pyetjes së fëmijëve: Pse babi e la hajnin me ia bo mamit bam? “, tha avokati Syla, sipas medias vendase.

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, Liridona Ademaj, teksa është deklaruar i pafajshëm për akuzat, ka thënë se po që se vërtetohet aktakuza ndaj tij, “atëherë ai vetë do të kërkojë dënim me burgim të përjetshëm”.

Të akuzuarit tjerë, Granit Plava u mbrojt në heshtje, ndërsa Kushtrim Kokalla u deklarua i pafajshëm.

Advertisement