Kosova
Pse ka të drejtë presidenti Vuçiç… dhe pse do të kërkonte një opsion të tretë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një konferencë për media doli për të treguar pakënaqësinë e tij për ngjarjet në Kosovë dhe paralajmëroi se brenda 72 orëve do të shpallë reagimin e Serbisë. Ai la të kuptohet se hidhërimi i tij ishte për shkak të masave të marra nga autoritetet e Kosovës për vendosjen e rendit juridik në veri, masa të cilat gradualisht po i largojnë institucionet “paralele”, pra institucionet e zgjeruara të Serbisë në kuadër të Republikës së Kosovës dhe paralajmëroi masa të qarta dhe të ashpra, sepse, sic u shpreh ai, “ne jemi të mbrojtur me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe rezultatet e dialogut dhe marrëveshjet e nënshkruara, si ajo e Brukselit në vitin 2013 dhe organizimi i Bashkimit të Komunave Serbe në vitin 2015”.
Deklarata e Vucic erdhi pas një takimi qe ai pati me të dërguarin evropian Miroslav Lajçak dhe ambasadorin amerikan amerikan ne Beograd Christofer Hill.
Ne lidhje me keto zhvillime, Veton Suroi, gazetar dhe publicist nga Prishtina tha se sado kontradiktore të duket në pamje të parë, presidenti Vuçic ka të drejtë per disa arsye…
“Dy personat me të cilët u takua Vucic – secili në mënyrën e vet – legjitimuan qëndrimin e Presidentit të Serbisë kundër Kosovës” – ka shkruar Surroi ne nje shkrim autorial, dhe sipas tij, prandaj, presidenti Vuçic ka të drejtë të sillet ashtu siç sillet dhe bën, përderisa mund ta bëjë këtë pa pengesë nga SHBA dhe BE.
“Unioni Europian nuk është serioz. Është joserioz në momentin kur Vuçic e sfidon (siç është Marrëveshja e Ohrit) dhe BE-ja përkulet para tij. Është joserioz edhe kur premton edhe kur kërcënon integrimin në BE. Edhe kur thonë se Serbia është në prag të anëtarësimit, edhe kur thonë se nuk do të anëtarësohet derisa të zgjidhë çështjen e Kosovës.
Presidenti serb e ka kuptuar mire BE-në në rolin e një bankomati nga i cili mund të tërhiqet pa kushte të veçanta; BE-ja ka pranuar në heshtje se aktualisht luan rolin e një bankomati dhe asgjë tjetër” – ka theksuar Surroi duke potencuar –
“Dhe, në kundërshtimin e tij, Vucic ka të drejtë të sfidojë kufijtë e durimit amerikan. Gjatë dhjetë viteve, Presidenti Vuçiç u shndërrua në një pikë sigurie në Ballkanin Perëndimor. Ky rajon mund të mbahet në status quo-në aktuale të stabilitetit falë një marrëveshjeje me të ose mund të destabilizohet në mungesë të një marrëveshjeje me të. SHBA-të tani mund ta konsiderojnë Kinën jo vetëm një konkurrente, por edhe një kundërshtar strategjik, por presidenti kinez është i mirëpritur në Beograd dhe Amerika duhet të pajtohet me këtë nëse dëshiron të ruajë status quo-në; kjo është sfida e Vuçiqit ndaj ambasadorit amerikan Hill”.