Connect with us

Kosova

Pse Londra e kupton më shumë Albin Kurtin, sesa pjesa tjetër e Quint-it?

Nuk janë të paktë shembujt që mbështesin tezën se zyrtarët e Britanisë së Madhe kanë një marrëdhënie të veçantë me qeverinë e Kosovës, ndryshe nga ajo e nxitur nga përfaqësuesit e vendeve të tjera të Quint-it.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe deputetja britanike Alisia Kerns folën hapur për këtë gjatë takimeve të tyre të fundit në Londër dhe Prishtinë, dhe shumë analistë pajtohen me mendimin se politika britanike tregon mirëkuptim të madh për veprimet e qeverisë aktuale të Kosovës.

Albin Kurti së fundmi ka akuzuar ndërmjetësuesin evropian Miroslav Lajçak për mbështetjen e tij ndaj Serbisë në dialog, dhe ai dërgoi letra në adresat zyrtare të shteteve të Quint-it, ku ankohej për anshmërinë e emisarit. Por  ajo që ra në sy të gjithëve atëherë, ishte fakti se ai e kapërceu Britaninë e Madhe. Sipas disa interpretimeve, fakti që Kurti nuk iu drejtua Londrës me letër, tregon se prej andej ‘po fryn era’. Prandaj dhe shtrohet pyetja për rolin real të Britanisë në krizën e Kosovës.

Për shkak të refuzimit të tij për të qetësuar tensionet në veri, vendet perëndimore praktikisht e izoluan Kurtin muajt e fundit dhe i pezulluan vizitat dypalëshe, por autoritetet britanike nuk e ulën as atë rampë. Në qershor, kryeministri i Kosovës ishte në Londër, ku u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar. Së fundmi ai mori pjesë në Kongresin e Partisë Laburiste dhe mbajti një fjalim ku falënderoi për mbështetjen për pavarësinë e Kosovës.

Bashkëpunëtori i Qendrës për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit, Timoti Less, beson se politika e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës është në përputhje me qëndrimet e SHBA-së dhe BE-së, por edhe se nuk duhet mohuar se ka dallime të caktuara, sepse, thekson ai, “nuk është sekret që Londra zyrtare e kupton Prishtinën ndoshta më shumë se disa aktorë të tjerë perëndimorë”.

Si shembuj të dallimeve të caktuara në mes të Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera të Quint-it kur është fjala për Kosovën, Less theksoi se, Londra zyrtare “duket se i mbështet veprimet e policisë në veri të Kosovës dhe këmbëngul se Bashkësia e Komunave Serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe jo të jetë Republika Srpska e re”.

Nga ana tjetër, deputetja Alisia Kerns, vazhdimisht ka mbështetur qeverinë e Kurtit dhe ka dënuar ashpër Beogradin, duke kërkuar vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë

I pyetur se si i sheh pretendimet se Londra është ndër aleatët më të vendosur të Kosovës, por edhe të vetë kryeministrit Kurti, Less u shpreh –

“Mendoj se fakti që Londra është aleate e fortë e Kosovës i referohet vetëm politikës afatgjatë ndaj Kosovës. Kjo do të thotë se ajo e mbështet pavarësinë e Kosovës dhe e vlerëson besnikërinë dhe marrëdhëniet e saj për çështje siç është Rusia dhe Ukraina”

Advertisement