Connect with us

Rajon

‘Pse më ngacmon motrën’, plagoset shqiptari në…

Një sherr banal ka ndodhur mes dy shqiptarëve në Korinth të Greqisë dy ditë më parë.

Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur me thikë njëri prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal, kur i plagosuri ka komentuar negativisht motrën e autorit e cila punonte në lokal. Pas kësaj dy shqiptarët janë përplasur ashpër dhe njëri ka nxjerrë një thikë, me të cilën ka plagosur tjetrin në shpinë.

Më pas autori është larguar me vrap dhe nuk është gjetur, pavarësisht kërkimeve që kanë nisur menjëherë. Policia po punon për kapjen e tij.

Advertisement