Connect with us

Bota

‘Pse më qëllove mua dhe babin tim?’, fqinji qëllon me armë drejt 6-vjeçares

Një burrë nga Karolina e Veriutnë në SHBA ka qëlluar një vajzë 6-vjeçare, prindërit e saj dhe një fqinj tjetër, pasi një top basketbolli ra në oborrin e tij.

Sipas raportimeve, e vogla Kinsley White u plagos së bashku me nënën dhe babain e saj pasi fqinji i tyre u nervozua nga një top që u hodhën oborrin e tij nga një grup fëmijësh që po luanin aty pranë.

Policia është ende në kërkim të të dyshuarit, i cili gjithashtu u akuzua për sulmin e të dashurës së tij para pak muajsh.

Të pranishmit që panë ngjarjen thanë se i dyshuari u zemërua, mori armën, vrapoi në rrugë dhe qëlloi një fqinj dhe më pas vajzën dhe prindërit e saj.Vajza tha se ajo dhe prindërit e saj as nuk e njihnin burrin që i qëlloi.

“Pse qëllove mua dhe babin tim? Pse qëllove babin e një fëmije?”

Kinsley pyeti në një intervistë emocionale, qepje të dukshme në faqen e saj nga fragmentet e plumbave

Advertisement