Connect with us

Aktualitet

“Pse më sheh?”/ Sherr mes të rinjve, plagoset 19-vjeçari, në kërkim 3 autorët (EMRAT)

Një sherr mes të katër të rinjve raportohet të ketë ndodhur në një lavazh në Sarandë, ku si pasojë një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur. Tre të rinj kanë goditur me sende të 19-vjeçarin për motive të dobëta. I riu ka pësuar ëndime të shumta në kokë dhe në trup, ndërsa po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës.

Policia e Sarandës shpalli në kërkim 21-vjeçarin Fatjon Papan, 19-vjeçarin Gabriel Mehmeti dhe 20-vjeçarin Marjo Agalliu. Bëhet e ditur se autorët nuk kishin njohje të mëparshme me të dhunuarin.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasit F. P., 21 vjeç, G. M., 19 vjeç dhe M. A., 20 vjeç, të tre banues në fshatin Gjashtë, pasi dyshohet se më datë 04.12.2024, në një lavazh në fshatin Metoq, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. A., 19 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement