Rajon
Pse në Banjskë çove djem të pa trajnuar/ Jakshiç e Trajkoviç letër Vuçiçit
Marko Jakshiç dhe Momcilo Trajkoviç nga “Këshilli Kombëtar Serb”, i kanë shkruar një letër të përbashkët presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Behet e ditur se mes rreshtave ata ka shkruar ne ligjeratë të drejtë – “nëse mendonit të shkonit në luftë, pse s’dërguat atje forcat speciale të xhandarmërisë, por disa të rinj të pa trajnuar, që nuk kishin kryer as shërbimin ushtarak”
Në këtë letër, Jakshiç dhe Trajkovic i kanë thënë Vuçiçit se e “ka ngritur Albin Kurtin në nivelin e Napoleon Bonapartit”.
Kujtojmë se ish-deputeti Jakshiç, më herët i ka drejtuar një tjetër letër të hapur presidentit serb, me arsyen pasi ky i fundit e ka akuzuar atë dhe Vojisllav Koshtunicën, ish kryeministër ne vitet 2004-2008, si fajtorë për faktin se separatistët shpallën pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.
Duke e quajtur Vuçiçin, “Loçka e mamit”, e duke ndjekur logjikën e këtij të fundit, edhe ai duhej të hynte në luftë me paktin e NATO-s për të penguar shpalljen e pavarësisë nga separatistët.
“Gjatë pushtetit tënd gati 12 vjeçar, 40 mijë serbë kanë braktisur Kosovën dhe ti nuk ke bërë asgjë për ta parandaluar këtë eksod. Vërtet, maestro, për kë punon? Për ne apo për ata?” – ka pyetur në letren e tij te hapur Jakshiç.
“Në disa raste më ke quajtur mua si zot të jetës dhe vdekjes. Vetëm i jetës dhe kam frikë se ti je i vdekjes. Në fund të fundit, ngjarjet në Banjskë e vërtetojnë këtë. Nuk mund të më bindësh se nuk e ke ditur dhe nuk e ke organizuar të tërën. Unë mendoj se ti duhet t’i kesh në ndërgjegje të gjithë të vrarët atje” – thuhet në letër, ku gjithashtu Jakshiç shkruan: Para 21 viteve u gjeta në listën e zezë amerikane dhe tani në listën tënde të kuqe. Megjithatë, maestro, unë jam në listën e zezë të SHBA-së për rrezikimin e interesave kombëtare të SHBA-së, ndryshe nga bashkëluftëtari yt Aleksandër Vulin, i cili gjendet në atë listën e zezë amerikane për veprimtari kriminale, si kontrabanda me narkotikë dhe armë.
Jakshiç gjithashtu ka shkruar se gjate 12 viteve në pushtet, Aleksander Vucic ka vene pasuri te madhe, perms vjedhjeve dhe mashtrimeve
“Nuk je aq naiv. Duhet të ketë shumë mënyra për ta fshehur një pasuri të tillë të fituar në mënyrë të paligjshme. Në fund të fundit, çfarë kuptimi ka të të mësoj kur ti e di shumë më mirëse ku duhet ti ruash” – Ka ironizuar Jakshiç.