Connect with us

DOSSIER

Pse nuk e kemi parë kurrë shtatzënë Mbretëreshën Elisabeth

Asgjë nuk i lajmëron njerëzit më shumë se një lajmi (apo fotot) e një gruaje shtatzënë, veçanërisht kur vjen nga familja mbretërore.

Ne kemi parë foto të Kate Middleton, të Meghan Markle, apo Sarah Ferguson, të cilat gëluan nëpër portale, revista, faqe të para të gazetave, por kurrë, një foto të mbretëreshës Elizabeth II shtatzënë, me barkun e rrumbullakosur, pavarësisht se ajo kishte 4 fëmijë: Mbretin Charles III, princeshën Anne, si dhe princat Andrew dhe Edward.

Pse nuk kemi parë kurrë një foto të mbretëreshës

GETTY IMAGES

Të katërta shtatzënitë e saj qëndruan larg syve të publikut për shkak të tabuve të kohës. Pallati Buckingham as nuk njoftoi zyrtarisht që Elizabeth ishte në pritje të ëmbël, por njoftoi publikun se për një periudhë të shkurtër kohore, mbretëresha do të ndalonte detyrën e saj mbretërore.

Pse nuk kemi parë kurrë një foto të mbretëreshës

GETTY IMAGES

Sipas “The New York Times”, në vitin 1948, pallati publikoi një njoftim në të cilin shkruhej: “Lartësia e Saj mbretërore, mbretëresha Elizabeth, nuk do të ndërmarrë asnjë angazhim public, pas fundit të qershorit”. Pesë muaj më vonë, erdhi në jetë mbreti Charles III.

Ndonëse sot është bërë traditë mbretërore, mbretëresha nuk i paraqiti fëmijët e saj në shkallët e maternitetit.

Advertisement