Connect with us

OPINION

Pse nuk lejohet kthimi i shqiptarëve të dëbuar në veri

Nga Binak Maxharraj

Është tragjike dhe e pa kuptueshme se si as një qevri e Kosovës për këto 24 vite nuk kërkoi këthimin e mbi 12 mijë shqiptarve ne shtepit e tyre ne veri te debuar gjatë dhe pas luftes.A mos është kjo ndonjë kurdisje,ndonje tradhëti.

Thjeshtë veriu i Kosovës është bërë një”El Dorado”serbe.

Profesori,analisti dhe publicisti Nexhemdin Spahiu deklaroi këto ditë për “Botasot”, se pushteti në katër komunat veriore para së të shkojë në zgjedhje të parakohshme duhet t’i përfundoi tri detyra që sipas tij janë shumë të rëndësishme:

“Rindërtimi i Xhamisë të uira e Ibrit e cila është shakterruar gjatë luftes nga forcat serbe e cila për 24 vitet nuk u ndërtu, hapja e një Shkolle në Gjuhen shqipe dhe boshnjake në komunën veriore të Mitrovicës dhe hapja Urës së Ibrit”.

Këto janë këlrkesat immediate te domosdoshme për te cilat Komunat ne veri duhet te sjellin vendime para se te shokohet ne zgjedhjet e reja,sespe janë ne harmoni me ligjin dhe kushtetuten sespe zgjedhjet atje ishin legjitime dhe te pranueshme edhe nga fakrori ndërkombetare.Vendime këto te cilat duhet te jenë obligative edhe për kryetaret qe do te vijnë pas zgjedhjeve te ardhshme te cilave nuk mund tu ikin.

Këtyre kërkesave duhet shtuar edhe sjellja e një vendimi për këthimin e populates shqiptare e cila me dhunë është shpërngulë nga veriu përtej Inbrit.

Siç dihet se ne tërë Kosovën edhe në veri saldoteska serbe e Millosheviqit gjatë luftës ka kryer krime dhe masakra ndaj popullatesë shqiptare ne Veri te Kosovës duke i deportuar me qindra e mija shqiptare nga Veriu I Kosovës.Por ajo se çka është edhe me e tmershme edhe pas luftes me 2-3 shkurtë 2000 u be përndjekje dhe masakër ndaj populates shqiptare qe kishin mbetë ne shtepit e tyre.Më këtë rast u be një hajkë e pa parë ne sy te KFOR-it françez me ndihmën e forcave serbe te UDB-s dhe BIA-s me dhunë siç raportohet u debuan nga shtepit dhe apartmentet e tyre mbi 12 mijë shqiptare përtj Ibrit, Në kete akcion te udhehequr nga Oliver Ivanoviqi u vranë mbi 12 shqiptar te cilet rezistuan qe ti lëshojnë shtepit e tyre.

Të nesermen e asaj dite për here te parë u dukën rpjet e ures mbi lumin Ibër?!

Te nesermen e asj dite për here te parë u pane rojet e ures mbi Ibër.Veriu po mbushej me paralimitar,kriminel dhe bandit te ardhur nga Serbia u instaluan struktuara te ndryshme gjoja për”mbrojtën e veriut”.Qe nga ateherë Veriu i Kosovës nuk e shijoj lirinë e shumë pritur,por vetem krim te organizuar dhe korrupcion nga me te ndryshmet.

Si ne tërë Kosovën pas luftes popullata shqiptare po kethehej e ngazelluar ne Kosovën e lire anipse te deshpruar se çka pane gjithandej shkaterrime te shtepive dhe pronave te tyre.

Nëpër shtepit e tyre gjeten edhe kufoma njerezish te karbonizuar te familjarve te tyre?!

Kjo nuk ndodhi edhe me popullatën e debuar me dhunë nga Veriu I Kosovës.Popullata e debuar pas luftes ia mësyu te këthehet ne shtepit dhe vatrat e tyre.Por ndodhi ajo çka nuk pritej,ndodhi diçka e tmershme qe popullata shqiptare nuk u lejua te këthet ne shtepit e tyre u pengua pikerishtë nga KFOR-i Françez,UDB dhe BIA serbe,por ajo se çfarë ishte edhe më tragjike shqiptaret i penguin te kethehën edhe disa komandant te Kosovës.Ate ditë ne ate tollvi dhe intuziasem për kthim aty me KFOR-in ishin edhe Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli te cilët i penguin kethimin e tyre ne shtepit e tyre duke iu dhënë premtime boshe duke ju thenë:”këthehuni prapa se se shpejti do te ju këthejmë nepër shtepit e juaja”(për këtë egiston edhe një video qe qarkullon ne rrjetat sociale).

Por edhe pas 24 viteve shqiptaret asnjëherë nuk u lejuan te kethehën nëpër shtepit e tyre edhe pse e kishin premtimin nga Thaçi dhe Veseli.

Kjo kurr nuk ndodhi ishte tregjike,skandal?!A mos është këtu I lidhur ndonje pak secret tradhetie midis KVOR-it,françez,UDB-s dhe BIA-s serbe dhe komandatve të UÇK-s.Këte do ta tregoi e ardhmja?!

Tashme Veriu i Kosovës nuk dallonte as pak nga Kroshumlia,Prokupla,etj.sespe çdo gjë frymonte serbishe e as gjë shqipa,bie as voji I femijeve ne djep nuk degjohej.Por lulezonte hajnia,plaqkitja,krimi I organizuar dhe korrupcioni nga bandat e Vuçiqit te ardhur nga te gjitha anet e Serbisë?!

Thjesht veriu I Kosoves ishte bërë nj “El Dorado”serbe.

Prandaj,pos atyre vendimeve qe i përmendi me lartë profesori Nexhmedin Spahiu qe duhet te sjellin vendime organet e tanishme legjitime para se te shkohet ne zgjedhjet e reja duhet dhe është legjitime qe këto organe te sjellin edhe vendimin për lejimin e këthimit nëpër shtepit e tyre edhe 12 mijë shqiptare shqiptarve te debuar gjet luftes dhe pas luftes.Ky vendim është i domosdoshëm dhe legjitim,sespe askush nuk e ka te drejtën qe ti pengoj edhe më tutje këthimin e tyre.Këthimi I këtyre 12 mijë shqiptarve ne shtepit e tyre ne Veri do te thoshte shumë,do ta përmiresonte strukturën etnike atje.Veriu do te ishte diçka tjetër çfarë është sot.

Një vendim për këthimin e domosdoshëm te shqiptarve nëpër shtepit e tyre është legjitim,sespe kethimi I tyre do ta shpetonte Veriun nga këthedrat e nazifashistit,kriminelit dhe çetnikut Aleksandër Vuçiq.

Është shumë interesant se si qe për 24 vjetë pas çlirimit as një qeveri legjitime e Kosoves duke filluar nga qeveria e përkoheshme e pas luftes nen derjtimine Hashim Thaçit qe e kishte rastin me të mire me ideal për te bërë këthimin e shqiptarve por kjo nuk ndodhi.

Po sit e ndhë kjo kur vetë Hashim Thaçi pas çlirimit u doli përpara shqiptarve qe te mos kethehën nëpër shtepit e tyre ne veri.Kjo ka emer e mbiemer epitetin do te ndegjoni me vonë.

Por edhe asnje qeveri tjetër,as ajo e Ramush harajdinaj,as ajo e Isa Mustafës nuk paten guxim qe shqiptaret ti kethejnë nepër shtepit e tyre,e as kjo e Kurtit sip o duket,anipse ka ende kohë për veprim deri me tani po heshtë.Kjo është e pa kuptueshme,sespe po të realizohëj ky kethim më kohë sot do te kishim një situate krejtë tjetër,nje dialog krejtë ndryshe apo edhe nuk do te kishte dialog fare.

Advertisement