Connect with us

Rajon

Pse po ngutet Vuçiç me zgjedhjet e parakohshme në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, duke shënuar kështu fillimin e fushatës zgjedhore që do të zgjasë deri më 14 dhjetor, kur fillon dhe heshtja zgjedhore.

Kjo lëvizje nuk është befasi e madhe, sepse presidenti i Serbisë ka lënë të nënkuptohet menjëherë pas zgjedhjeve të fundit se qeveria e tanishme do të ketë një mandat të shkurtuar.

Nëse presionit të brendshëm të opozitës, pas tragjedive të majit dhe vrasjeve të nxënësve dhe të rinjve, që ka shkaktuar një mori pakënaqësish e protestash, i shtohet presioni i shtuar nga Perëndimi për një zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes së Kosovës, atëherë mund të thuhet se autoritetet në Serbi kanë arsye për nxitim dhe shpalljen e zgjedhjeve.

Analistët gjykojnë se “pavarësisht nga sondazhet e fundit ku shihet një rënie e Partisë Përparimtare Serbe, Vuçiç edhe këtë herë po llogarit fitoren në zgjedhje.

Edhe pse nuk ishte ndonjë surprizë e madhe, njoftimi i liderit të Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel, se ai do të marrë pjesë në zgjedhje në koalicion me partinë e Vuçiç në pushtet, shihet si një kuriozitet politik në Serbi.

Është e qartë se Shesheli ka kohë që bashkëpunon në mënyrë aktive me Partinë Përparimtare Serbe dhe se atij po i jepet hapësirë ​e madhe në media për sulme ndaj opozitës.

Ky koalicion tregon se qeveria është shumë e shqetësuar për rezultatin e mundshëm të zgjedhjeve në Beograd. Prandaj, ata ndoshta do të përpiqen të përfshijnë në koalicion të gjithë ata që mund të marrin sado pak vota, në përpjekje për të parandaluar humbjen në kryeqytetin e Serbisë

Advertisement