Aktualitet
Pse Trump ftoi vetëm Melonin nga Evropa? Gazetarja e “VOA”: Ndajnë të njëjtën filozofi, personazh kyç në marrëdhëniet e SHBA-së
Gazetarja e “Zërit të Amerikës”, Menada Zaimi ka folur në emisionin “360 Gradë” për betimin e Donald Trump si president i 47-të i SHBA.
Ajo ka thënë se ishte e pritshme që Trump nga Evropa do të ftonte vetëm kryeministren italiane Meloni, pasi ndan të njëjtën filozofi me të.
“Dihet natyra e zotit Trump, ai krijon marrëdhënie personale me udhëheqës të ndryshëm dhe ia fton ata që ndoshta ndajnë një filozofi të njëjtë me të. Keni parasysh dhe backgroundin e zonjës Meloni, ajo vjen nga një parti tejet konservatore. Nga ana tjetër, duket sikur edhe administrata e zotit Trump e ka parë zonjës Meloni si një personazh shumë interesant dhe kyç në marrëdhëniet mes SHBA dhe BE. Kjo po shtrohet në mediat amerikane”.
Në një lidhje nga SHBA, Zaimi shtoi se pritet që nga nesër Trump do të nisë depërtimin e emigrantëve të paligjshëm nga Chigaco.
“Në këto momente që po flasim zoti Trump do të mbajë sërish një fjalim, firmosi disa urdhra dhe 10 prej tyre lidhen me kufijtë, do të shpalli gjendjen e emegjerencës, do të mbylli kufirin për emigrantët e paligjshëm, ata që do të duan të hyjnë nga SHBA do të duhet ta bëjnë aplikimin nga Meksika dhe nëse do të miratohen kërkesat e tyre do të miratohen nga Amerika. Të mos harrojmë që të emëruarit e tij kanë thënë që të depertimi do të nis që nesër nga Chigaco”.