DOSSIER
Pse u strehuan në Kaninë bektashinjtë në vitet 1600
Në një kohë që çështja e shtetit bektashi brenda Tiranës është kthyer në një temë të nxehtë në Shqipëri, DritareTV po ju sjell një dokumentar për bektashizmin të realizuar nga fotoreporteri britanik Robert Hackman. Fotoreporteri tregon pikënisjen e bektashizmit në vendin tonë nga Koca Sinan Pasha që strehoi në Shqipëri bektashinjtë të cilët u persekutuan gjatë Perandorisë Osmane për shkak se ata u jepnin pozita të barabarta grave dhe burrave e për këtë arsye u akuzuan për imoralitetet.
“Bektashinjtë u jepnin grave pozita të barabartë me burrat dhe ato mund te faleshin me burrat. Dukej imorale që përziheshin të dyja gjinitë. Ata u akuzuan për këtë imoralitet në fillim të viteve 1600, në një vend shumë afër Andronopolit, kryeqytetit të osmanëve. Teqeja e tyre atje u shkatërrua dhe ka shumë pak gjasa që të gjithë ata “Baba”, ministra, u dorëhoqën. Ka gjasë që ata u ftuan këtu nga Mir Liva Dukagjini i njohur gjithashtu si Sinan Pasha.
Për shkak se ata u persekutuan në pjesë të tjera të perandorisë osmane, ata u shpërngulën këtu dhe kjo është qendra e tyre. Por gjatë asaj periudhe te zgjimit kombëtar bektashinjtë mblodhën libra e i sollën këtu, lejuan të lexoheshin libra të gjitha të shkruara në gjuhën shqipe, gjë që ishte e ndaluar, prandaj ishin shumë të rëndësishëm në procesin arsimor të shqiptarëve.
Ata gjithashtu janë tejet tolerantë ndaj feve të tjera dhe karakteri i popullit shqiptar është shumë i hapur, falës dhe tolerant ndaj besimeve të tjera. Ndaj bashkëjetesa e bektashinjve dhe e shqiptarëve është realitet. Në Shqipëri, ata me të vërtetë gjetën shtëpinë e tyre këtu.”, tregon fotoreporteri britanik Robert Hackman në dokumentarin e DritareTV.