Connect with us

Sport

PSG dëshiron tre yje të Real Madridit

Siç raportojnë media të ndryshme, në skuadrën e Realit të Madridit janë tre lojtarë që paraqesin interes të madh për Paris SG-në.

Të etur për hakmarrje dhe të verbuar nga zemërimi, drejtuesit e klubit nga Parisi po të përpiqen të mbyllin tri nënshkrimet për t’u hakmarrë për largimin e mundshëm të Kilian Mbappesë në “Santiago Bernabéu” te Reali i Madridit.

I pari prej tyre është Rodrigo. Me një kontratë në fuqi deri në qershor 2025, Reali po planifikon ta rinovojë atë në muajt e ardhshëm.Auriel Tçuameni është dëshira e dytë madhe e PSG-së dhe ata do të ishin të gatshëm të paguanin një shumë të lartë për të.

I fundit është Niko Paz, një nga xhevahiret e akademisë së Realit të Madridit dhe që është stërvitur dhe luajtur me ekipin e parë gjatë parasezonit.Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë Parisi në realitet.

Advertisement