Connect with us

Shkrime

Psikopati i vetmuar/ Vuçiç është viktima e përjetshme

Nga Aleksandër Dikiç

Dhe ndërsa bota është e tronditur nga dorëheqja e Joe Biden, një ngjarje dramatike kjo, e shoqeruar me padurim ankthi dhe pasiguri paniku, serbët praktikojnë dhe përsosin disiplinën e tyre të preferuar olimpike – zhvillimin verbal dhe zbatimin praktik të teorive konspirative.

Pse serbët janë kaq të qetë, të përqendruar, pothuajse indiferentë?

Sepse historitë për vrasjen dikur të ish presidentit të tyre publikohen çdo muaj. Ata janë bërë ekspertë në gjetjen e mënyrave për të eliminuar të parët mes të pabarabartëve, dhe pothuajse gjithmonë autorët e mundshëm shmangin jo vetëm aktakuzat, gjykimin apo dënimin, por ata nuk janë as në paraburgim. Megjithatë serbët urrejtës profesionistë, vazhdojnë të mbrojnë  veprën e djalit të tyre të madh, Aleksander Vucicit, i shfaqur hero në podkaste të blerë.

As amerikanët nuk mund të mburren se po përballen efektivisht me historinë e dhunës, as me epilogun institucional të likuidimeve politike, të cilat ishin shumë të shumta në shekullin e kaluar. Le të kujtojmë plumbin magjik që vrau Presidentin Kennedy dhe plagosi Guvernatorin e Teksasit John Connally me një rikoset të jashtëzakonshme.

Për mrekulli, plumbi magjik që kulloti veshin e djathtë të Donald Trump ende po endet nëpër Serbi dhe po kërkon presidentin e saj edhe sot e kësaj dite, në rast se nuk do të përfundonte disi rrugën e planifikuar dhe do të arrinte qëllimin parësor – mediat e regjimit.

Në rastin e amerikanëve, viktimat zakonisht kanë një profil të ndryshëm, nga raca në orientim politik, ndërsa autori është lehtësisht i dallueshëm – një psikopat i vetmuar, i abuzuar dhe antisocial me një fiksim mesianik. Me serbët është e kundërta – autorët gjenden sipas nevojës apo sipas dëshirës, në radhët e opozitës tradhtare, krimit të organizuar, perëndimit satanik apo fqinjëve gjenocidalë, ndërsa viktima mbetet të jetë vetëm një – AI, Aleksander Vucic!

Në Serbi çdo gjë është e shtrembëruar, e çoroditur. Ai që legjitimon çdo ditë dhunën si instrument politik, jo vetëm e dënon atë, por edhe akuzon kundërshtarët e tij për keqbërjet e tyre. Ai që i ktheu tabloidet në një letërsi klasike të propagandës së luftës, sulmon gazetarët që nuk mund t’i blejë.

Ai që e ktheu skenën politike në një bordello dhe median në makineri për demoralizimin e masës, akuzon kundërshtarët se kanë grushtuar poshtë brezit dhe tradhtojnë shtetin serb.

Ai që ia preu kokën popullit të tij, që manipulon elitën, ka guximin të thërrasë për dialog të brendshëm dhe konsensus. Çdo ofertë ka dialogu e Vuçicit me degë ulliri paqeje, të cilën ai vetë e preu nga rrenjet me një shpatë të përgjakshme, duke e tundur më parë mbi kokat e kundërshtarëve të tij.

Urrejtja është njerëzore, tepër njerëzore. Kafshët nuk urrejnë, njeriu urren dhe vepron i shtyrë nga urrejtja. Urrejtja është një fenomen social, një rrezik universal kundër të cilit janë përdorur mjete të ndryshme, por asnjëra prej tyre nuk ka çuar në zhdukjen e saj.

Problemi ynë ne Serbi është se urrejtja shpërblehet. Shumë kanë përfituar dhe ndërtuar karrierën e tyre përmes fjalëve dhe akteve të urrejtjes. Urrejtja është karburanti që përdorin kuadrot e partise se Presidentit serb, e cila eshte kusht për avancimin e tyre.

Po rune e përsëris – ata nuk janë problemi. Ata u krijuan dhe vazhdojnë perpara me ndihmën e urrejtjes. Nuk janë asgjë e re në historinë politike serbe. Tani problemi është me njerëzit që fillimisht e kane injoruar kete  urrejtje, pastaj e toleruan dhe në fund e adoptuan dhe po e zbatojne. Dhe pastaj mrekullohemi me vrasjet massive…

Në krye të Serbisë është një njeri që i ka përjashtuar fëmijët nga kopshti se nuk kanë gjak serb dhe letra serbe dhe tani ankohet për “linçimin” e fëmijëve të tij. Në krye të shtetit është një njeri që ringjalli raportin “njëqind për një”, dhe akuzon të tjerët për fashizëm. Në krye të vendit është një njeri, I cili deklaroi publikisht se u gëzua në ekstazë për vrasjen e Zoran Xhingjiqit dhe sot, pas atentateve dyshifrore, nuk pushon së mërmërituri në intervista të inskenuara, nga makinat e blinduara dhe i shoqëruar nga ” kobra”.

Në Serbi çdo gjë është e shtrembëruar dhe e çoroditur, sepse të tillë janë ata që e udhëheqin Serbinë. Vucic është viktimë, por e ambicieve të tij të sëmura dhe urrejtjes së pangopur ndaj çdo gjëje që i reziston. Ai është xhelati qe i çon viktimat në humnerën e lakmisë së tij.

Ne jemi viktima, por nga mendjelehtësia, kemi mbetur pa karakter nga frika jonë. Ne jemi xhelatë, por të së ardhmes tonë dhe të fatit të pasardhësve tanë.

Advertisement