Politike
Publikohen pamjet brenda GJKKO/ Meta në kafazin e xhamit, Kryemadhi futet në gjyq
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndodhet prapa kafazit prej xhami të GJKKO, kur pritet të njihet me rivlerësimin e masës së sigurisë.
Presidenti i PL, ndodhet i rrethuar nga dy punonjës policie, ndërsa Monika Kryemadhi, teksa futet në sallën e gjyqit bisedon me një efektiv policie.
Seanca ishte parashikuar për në orën 09:30, por u shty për në 13:30 pasi avokatët kërkuan kohë për t`u njohur me provat.
Sjellim në vëmendje se gjatë seancës së mëngjesit, presidenti i PL-së Ilir Meta, u përplas ashpër me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e çështjes.
Meta ka hedhur akuza ndaj tyre teksa ndodhej në sallën e gjyqit. Ish-Presidenti i Republikës dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua të hënën me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.