Connect with us

Pinknews

Publikohen pamjet e rënda/ Momenti kur Antonela me motrën qëllojnë me shishe në fytyr Klean

Pamjet e rënda nga dhunimi i Klea Prengës nga motrat Berisha janë publikuar ditën e sotme. Nga pamjet e verandës së lokalit ku po darkonte Prenga, shihen teksa zbresin shkallët motrat Antonela dhe Mariela Berisha.

Pak sekonda më vonë motrat Berisha të cilat mbanin kapele në kokë afrohen drejt tavolinës së Kleas duke e goditur me çfarë gjetën përpara. Klea pasi u godit shihet teksa ngrihet në këmbë duke u vetëmbrojtur, ku më pas të pranishmit afrohen për të ndarë vajzat.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 gusht të ktij viti në një lokal në zonën e Kodrës së Diellit në kryeqytet. Klea Prenga ishte ajo e cila zbuloi dhunën përmes një postimi në Instagram dy ditë pas ngjarjes, ku përmes fotove dhe videove shfaqi shenjat e “masakrimit”.

Sipas të dhunuarës, autoret e ngjarjes makabre ishin motrat Antonela dhe Mariela Berisha të cilat janë të njohura për publikun. Dyshohet se sulmi ka ndodhur për shkak të marrëdhënies së aluduar prej më shumë se një viti mes Kleas dhe bashkëshortit të Marielës, biznesmeni Mir Pepa.

Mësohet se policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më mbrapa motrat Berisha. Gjithashtu bëhet me dihe se zyrtarisht sipas sistemit TIMS, motrat Berisha nuk janë larguar jashtë vendit. Ndërkohë Prokurori ka nxjerrë urdhër ndalimet për të dy motrat për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim.

Advertisement