Pinknews
Publikohet FOTOGRAFIA e G Banit me ish-të dashurën, ka një ngjashmëri të FRIKSHME me Danjën

G Bani kishte shprehur një pëlqim për Danjën thuajse nga fillimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP. Ai edhe pas rikthimit i ka shkuar nga pas duke i dhënë vazhdimisht komplimente, edhe pse ka një lidhje jashtë. Së fundmi u diskutua raporti i tyre, ku Danja tha se po i pengon kjo gjë, duke ditur se është e lidhur.
Në Fan Club u publikua së fundmi një fotografi e G Banit me ish-të dashurën e tij suedeze.
Foto: Screenshot/YouTube i TopChannel
Kjo pasi reperi i kishte thënë vazhdimisht Danjës se po ngjason me ish-partneren që ka pasur.
Duket se kanë një ngjashmëri në dukje, marrë parasysh që të dyja janë bionde.
Sidoqoftë, G Bani ka vendosur që të tërhiqet dhe ka thënë që nuk do i shkojë më nga pas.





VOX.AL
https://www.voxnews.al/lifestyle/publikohet-fotografia-e-g-banit-me-ish-te-dashuren-ka-nje-ngjashmeri-t-i86667?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR2zzctKS0aLTLPH4vRyXUmrejbbAOEewomM_4SngR-NVWI8inx1UdHh38Q_aem_1yvZHBQHd6C7nuIYQPrH2w#galeria

