Connect with us

Kronike

Publikohet fotoja e “X5”, që përdorën autorët e masakrës së Memaliajt! Mesazhi për shenjestrën e atentatit

Atentatori i vrasjes së 3- fishtë në Memaliaj, para se të hapte zjarr vetëm pak metra larg shënjestrës, dhe të linte të vdekur në vend, tre burra, babain e Adriatik Kalemit, kamarierin dhe një klient, i dha një mesazh të moshuarit.

Nuk dihet saktësisht çfarë ai i tha Shyqyri Kalemit, 74 vjeç, por hetuesit besojnë, se kanë të bëjnë me nga ato mesazhet tipike të hakmarrjes, ku vrasësi të sjell përshëndetjet e atij që porosit ekzekutimin.

Në foton e mëposhtme të siguruar nga VoxNews është automjeti tip BMW X5 me të cilën lëviznin autorët e vrasjes së 3-fishtë mbrëmjen e së shtunës në Memaliaj, ku humbën jetën Shyqyri Kalemi, Gledian Muka dhe Marsel Çela dhe u plagos Artur Kalemi.

Supozohet që qitësi, i tha babait të Andrea Kalemit: Të fala të kesh…

Por megjithatë, kjo është vetëm një pjesë e asaj çfarë deshifrohet në pamjet e kamerave të sigurisë, jo të lokalit, ku ndodhi krimi, por të godinës së bashkisë, pranë vendit të ngjarjes.

Fuoristrada ngjyrë e zezë me targa gjermane ndodhet vetëm 100 metra larg vendit ku personat që janë brenda saj do të zbraznin breshëritë e kallashnikovit në drejtim të Shyqyri Kalemit.

Kjo pamje është fiksuar pak sekonda para se të kryhej ekzekutimi i trefishtë.

Publikohet fotoja e “X5”, që përdorën autorët e

Advertisement