Connect with us

Aktualitet

Publikon audion/ Hoxha: Ja si komunikuan gardistët në 21 Janar para se të hapnin zjarr

Gazetari Artan Hoxha është rikthyer edhe një herë te protesta famëkeqe e 21 Janarit 2011, duke zbuluar në mënyrë ekskluzive një audio të regjistruar mes gardistëve në godinën e Kryeministrisë.

Ai u shpreh se komunikimi mes pjesëtarëve të gardës është kryer përmes një kanali të veçantë komunikimi, ndërsa tregoi se ky material është pjesë e materialit të plotë të dorëzuar në SPAK.

“Deri tani ka dalë vetëm një audio 40-50 sekonda. Është pjesa e urdhrave për vrasjet. Materiali i ri që del sot është para vrasjeve. Është pjesë e materialit të dorëzuar në SPAK. Pjesëtarët e gardës komunikojnë përmes një kanali të veçantë. Tregohet pikërisht momenti kur nisin të gjuajnë në ajër me fishekë manovër. Kjo dëshmon se cdo gjë është bërë me urdhër. Në audio është Ndrea Prendi dhe Dashamir Shehu. Nuk kanë marrë vendime gardistët atë ditë. Nuk mund të thuhet sot se situata i ka dalë nga kontrolli. Ai i kërkon Dashamir Shehit që nëse kalohet gardhi protestuesit do asgjësohen. Janë të përgatitur për të bërë vrasjet. Vrasjet ishin në gjakftohtësi”, u shpreh Hoxha.

Advertisement