Connect with us

Aktualitet

Publikuan transferat e Kryemadhit nga oligarkët rus, ‘Eureporter’ fshin artikullin

Sot, një shkrim i botuar sot nga eureporter.co, ka zbuluar se Monika Kryemadhi, ish-kryetarja e LSI, Lëvizja Socialiste për Integrim, sot me emrin (Partia e Lirisë) kishte marrë disa transferta parash nga oligarkë rusë. Mesditën e sotme, por sapo u publikua në mediat shqiptare duket se diçka ka ndodhur me burimin. Disa orë më pas, shkrimi i botuar nga “eureporter” është fshirë nga uebi, e nëse klikon linkun origjinal, të del vetëm: Error 404! The page you requested does not exist or has moved. Pra shkrurt, shkrimi i publikuar është fshirë dhe nuk gjendet më.

ARTIKULLIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU:

Çfarë ndodhi? Akuzonte LSI për financime ruse,

Por çfarë shkruhej në median e huaj?

Në artikull thuhej se në vitin 2017, Monika Kryemadhi, ka marrë disa pagesa nga disa kompani ruse ‘offshore’. Kompanitë iu përkasin Vradus Holdings, Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan. Vitaly Savin, dërguesi i njërës prej pagesave me vlerë 13 mijë euro është njeriu që sipas medias kontrollon Vradus Holdings. Vetë Slavin është një tregtar nafte, që sipas Forbes, ka dhuruar para tek Putin. Dy të tjerët janë Alexandër Smuzikov dhe Alexandër Kaplan.

Advertisement