Connect with us

Bota

Puna e pistë/ Zaharova i turret kancelarit gjerman: Gjyshi yt ka qenë anëtar i Partisë Naziste

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, denoncoi të mërkurën deklaratën e kancelarit gjerman Friedrich Merz në mbështetje të sulmeve të Izraelit kundër Iranit.

Zyrtarja ruse e konsideroi “frazën më të tmerrshme” që ajo ka dëgjuar ndonjëherë dhe që mund të “imagjinojë”.

Ajo iu referua komentit të Merz-it që i përshkruante sulmet izraelite ndaj Iranit si “punë e pistë”, që po “bëhet për të gjithë ne”.

Për më tepër, Zakharova tha se gjyshi i Merz-it “u vuri rrugëve emrat e Hitler-it dhe Goebbels-it, ai i përkiste Partisë Naziste (NSDAP) dhe ishte në rezervë të trupave sulmuese”.

Madje babai i tij, Joachim Merz, “luftoi në Wehrmacht kundër Ushtrisë së Kuqe”, shtoi ajo.

“Rusia sot vazhdon punën që antifashistët filluan në kohën e tyre”, përmbylli ajo në Telegram.

Advertisement