Connect with us

Aktualitet

Punësim i detyruar, studentët e mjekësisë paralajmërojnë protesta

Studentët e mjekësisë kanë paralajmëruar protesta ditën e martë ku përkon dhe me vizitën  e ish presidentit amerikan Bill Klinton i cili do të jetë në Shqipëri me rastin 4 korrikut, ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës .

Ata kanë zhvilluar dy protesta deri më tani për të kundërshtuar  kontratën detyruese që pas përfundimit të studimeve të ofrojnë shërbim shëndetësor në spitalet e vendit atje ku nevojat janë më të mëdha .Por kjo është konsideruar diskriminuese nga ana e studentëve.

Ndërkohë burime të Top Channel thonë se të enjten në orët e pasdites kryeministri Rama është takuar me Ministren e Shëndetësisë dhe të arsimimit me praninë edhe të rektorit të universitetit Arben Gjata, për të diskutuara për zhvillimet në shëndetësi në afat gjatë.

Një ndër pikate diskutimit ka qenë edhe drafti që po përgatitet për kontratën detyruese e cila synon frenimin e largimin e  të mjekëve nga Shqipëria. Propozimi është i tillë që studentët që nisin vitin e parë në mjekësi në tetor do të lidhin kontratë për të ofruar shërbim shëndetësor për 5 vite në vend ,pa i penguar për të bërë edhe specializimin brenda Shqipërisë ose jashtë saj. Ndërsa për studentët që janë duke e ndjekur mjekësisë aktualisht  detyrimi mund të jetë 3 vjet ose mund të lihet në dorën e tyre të ofrohen vullnetarisht.Drafti është ende duke u përpunuar ndërkohë që kryeministri  ka kërkuar që brenda një jave të dorëzohet drafti përfundimtar.

Aktualisht Shqipëria  ofrojnë kujdes shëndetësor  me 1.9 mjekë për 1 mijë banorë , edhe pse duket e vështirë për shkak të largimit të mjekëve drejt vendeve të BE , brenda vitit 2030 Kryeministri  ka kërkuar  të arrihet në 2,5  mjekë për 1 mijë banorë.

Fenomeni i largimit të mjekëve ka prekur shumë vende në Europë  dhe  një kontratë shtrënguese për mjekët e rinj po përgatit ehe Italia e cila po diskuton që studentët e mjekësisë të ofrojnë shërbim me detyrim ne vendin e tyre nga 5 deri 7 vjet pas përfundimit të studimeve .

Advertisement