Connect with us

Aktualitet

Punëtorët të pambrojtur/ CEO i SIGAL: Sigurimi shpëton familjet nga pasojat financiare

Shumë punëtorë të sektorit të ndërtimit, apo në profesionet e tjera të rrezikshme, humbasin jetën pa qenë të siguruar, edhe pse pasojat financiare për familjet që lënë pas janë dramatike.

Një jetë e humbur nga aksidenti në punë apo një dëmtim i përkohshëm apo i përhershëm është një krah pune i pakësuar.

Një krah pune i pakësuar në familje është kontribut financiar i pakësuar a i munguar i një pjesëtari në familjen e tij.

Në Shqipërinë e halleve të mëdha, një pjesëtar shpesh është kontribuesi i vetëm financiar në familje dhe vdekja, ose dëmtimi i tij i përhershëm a i përkohshëm, kolapson financat e familjes.

Sigurimi nga aksidentet është e vetmja mënyrë për të garantuar mbrojtje financiare, si për vetë punëtorët, ashtu edhe për familjet e tyre në raste fatkeqësish.

Vlera maksimale e sigurimit nga aksidentet në punë mund të arrijë deri në 100 mijë euro, një mbrojtje jetike që shpesh neglizhohet.

Në sigal.com.al, për vetëm 45 sekonda, mund të kryhet blerja e sigurimit online të punonjësit, ose mund të telefononi në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!

CEO i SIGAL, z. Avni Ponari, për TOP NEWS, lidhur me nevojën e sigurimit privat nga aksidentet në punë solli në vëmendje se:

“SIGAL i është drejtuar të gjitha kompanive të ndërtimit, Shoqatës së Ndërtuesve dhe të gjithë atyre që kanë të punësuar, që të bëjnë sigurimin nga aksidentet e këtyre punonjësve. Sigurimi nga aksidentet krijon mundësinë që secili i dëmtuar të përfitojë një shumë të caktuar në rast se është i lënduar, një shumë ditore dhe të përfitojë një shumë në rast humbjeje jete, e cila është një kompensim financiar dhe një ndihmë për pasardhësit e atyre që humbin jetën, kundrejt një prime shumë të vogël krahasuar me vlerën që mund të përfitojnë si të lënduar apo si njerëz që kanë humbur jetën. Familjarët apo fëmijët mund të jenë përfituesit e kësaj vlere.”

SIGAL prej vitesh ofron mundësinë e sigurimit nga aksidentet në punë dhe përfitues janë me dhjetëra punëtorë të dëmtuar, apo edhe familjarë punëtorësh që kanë humbur jetën.
Çdo punëtor manual, që në SIGAL zgjedh si masë mbulimi periudhën 2-vjeçare, për 9 mijë Lekë në vit, mund të garantojë:

  • shpenzimet mjekësore deri në masën e barabartë me 10% të pagesës vjetore,
  • 180 ditë shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme,
  • shumën e plotë të siguruar në rast paaftësie të përhershme apo në rast vdekjeje.

Vlerësojini, kërkojuni drejtuesve tuaj të kompanive dhe merreni këtë produkt. Merreni dhe mbrohuni financiarisht. Shifrat janë alarmante, sepse pakujdesia jonë ka çuar në shumë raste në aksidente fatale, por edhe në aksidente të pjesshme, të cilat të gjitha janë të dëmshpërblyeshme nëse je i siguruar. Mos e nënvlerësoni asnjëherë”, është apeli i z. Ponari për punonjësit e profesioneve të vështira dhe me risk.

Në 6 vitet e fundit, pa llogaritur vitin 2025, nga shifrat zyrtare 217 punëtorë kanë humbur jetën nga aksidentet në punë.  Punëtori shqiptar ka të drejtën e tij për mbrojtjen financiare dhe duhet ta kërkojë këtë të drejtë që i shpëton familjen.

Sigurimi nga drama e aksidentit në punë të familjarit apo kryefamiljarit, të paktën i mbron nga drama e kalvarit të vuajtjeve ekonomike të të gjithë pjesëtarëve të familjes.

 

Advertisement