Kronike
Punëtori humbi jetën nga kontakti me rrymën elektrike, arrestohet pronari i banesës

Një 34-vjeçar ka humbur jetën në Krujë, teksa po kryente punime në një banesë.
Punimet, 34-vjeçari po i kryente në banesën e një 59-vjeçari, i cili është arrestuar nga policia.
59-vjeçari u vu në pranga për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin G. D., 59 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi shtetasi Y. Xh., 34 vjeç, duke punuar në banesën e 59-vjeçarit, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.” – njofton policia.

