Connect with us

Aktualitet

Punëtori ra nga lartësia gjatë punimeve në aeroportin e Vlorës, në pranga administratori i firmës

 Një person ka humbur jetën ditën e djeshme në Vlorë në vendin e tij të punës. Sipas raportimeve, viktima po punonte brenda terminalit të aeroportit të Vlorës. Ndërkohë, ditën e sotme, Policia ka arrestuar adminitratorin e firmës së ndërtimit, pasi akuzohet për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’.

Gjithashtu mësohet se është marrë në hetim dhe përgjegjësin e punimeve i cili dyshohet se ka shkelur detyrimet ligjore, që kanë qenë dhe shkaku i humbjes nga jeta të punëtorit. Prokuroria ka marrë materialet policiore për të vijuar hetimin.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 19.04.2025, në ambientet e aeroportit në ndërtim, në Akërni, ku humbi jetën si pasojë e rrëzimit nga lartësia, shtetasi D. H., 38 vjeç, punonjës i kompanisë së ndërtimit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin D. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë së ndërtimit, si dhe nisën procedimin penal për shtetasin U. S., 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës i punimeve në të njëjtën kompani. Këta shtetas dyshohet se kanë shkelur detyrimet ligjore për zbatimin e masave të sigurisë teknike në vendin e punës, çka ka sjellë si pasojë vdekjen e punonjësit D. H.

Advertisement