Connect with us

Bota

Punonjësit e medias amerikane në grevë për pagat

Një grevë 24-orëshe në The New York Times, një demonstrim historik në të cilin pritet të marrin pjesë më shumë se 1,100 punonjës, filloi të enjten në mesnatë, pasi menaxhmenti dhe sindikata që përfaqësonte stafin nuk arritën një marrëveshje për një kontratë të re pas më shumë se një një vit e gjysmë negociatash.

“Është zhgënjyese që ata po ndërmarrin një veprim kaq drastik, duke pasur parasysh angazhimin e qartë që kemi treguar për të negociuar rrugën tonë drejt një kontrate që u ofron gazetarëve të Times rritje të konsiderueshme pagash, përfitime udhëheqëse në treg dhe kushte fleksibël pune”, tha Meredith Kopit Levien, presidente dhe shefe ekzekutive e The Times, në një email drejtuar kompanisë të mërkurën mbrëma.

Sindikata News Guild of New York, e cila përfaqëson gazetarët dhe punonjësit e tjerë në The Times, tha në një deklaratë se largimi ishte “për shkak të dështimit të kompanisë për të bërë negociata në mirëbesim, për të arritur një marrëveshje të drejtë kontrate me punëtorët dhe për të përmbushur kërkesat e tyre”.

Kjo është greva e parë në më shumë se 40 vjet.
Gazetarët dhe punëtorë tjerë të kompanisë kanë nisur grevën 24-orëshe, pas dështimit të arritjes së marrëveshjes për një rund të ri të negociatave lidhur me kontratat e tyre, ka thënë sindikata e punëtorëve.

 

 

Sindikata NewsGuild ka thënë se pikë kyçe për nisje të grevës ka qenë refuzimi i udhëheqësisë për të rritur pagat në linjë me rritjen e inflacionit.

“Mbi 1.100 punëtorë të së përditshmes New York Times kanë stopuar zyrtarisht punën, e para e një shkalle të tillë në kompani në katër dekadat e fundit”, ka thënë sindikata në një postim të enjten në mëngjes.

Phoebe Lett, producente e podkasteve në New York Times, ka thënë përmes një postimi në Twitter se “është e rëndë kur duhet të bashkohesh me gati 1.200 kolegë që sakrifikojnë gjithçka për të mirën e këtij vendi, e që duhet t’i kërkojnë New York Times-it të na tregojë se na vlerëson. Por, ja ku jemi”.

Sindikata e punëtorëve ka thënë se pjesëtarët e saj “janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të fituar kushte më të mira të punës për të gjithë”.

Inflacioni në gjithë botën ka nisur të rritet, fillimisht për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Rritja ka vazhduar edhe pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.

Advertisement