Aktualitet
Punonte në bazën e skemave piramidale/ Nëna e kamarierit: Ia dhashë vetë, i thashë luaj të kesh lekë

Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi, dhe Brunilda Ndini kanë dalë para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtar Genci Busho dhe Prokurore Jonida Allushi, për t’u njohur me masën e sigurisë. Nëna dhe tezja e njërit prej të arrestuarve, Emanuel Taullaut, kamarierit të lokalit ‘La bonta’ në Lushnjë, i cili ishte kthyer në bazën e mashtrimit ku familjarë e fermerë, investonin shumat e majme të joshur nga reklamat në derën e biznesit kanë deklaruar në një prononcim për mediat thonë se nuk e dinin që ishte e gabuar.
Nëna e Emanuel Taullaut, deklaron se i ka dhënë vetë paratë djalit të saj për të investuar në ‘XUEX’, pasi donte që i biri të kishte para rezervë.
Nëna: Pse u arrestua çuni im? Nuk kishte koka më të mëdha aty? Drejtore ekonomiste, të gjitha e dinë! Moj unë ia dhashë lekët. I thash luaj të kesh ndonjë lek për vete. Kishte dy tre-muaj që luante. Një milion i dhashë, fitim nuk morëm, dua vetëm të më vij çuni. Nuk e dinim që ishte e gabuar.
Ndërsa tezja deklaron se nipi i saj punonte kamerier.
Tezja: U habitëm! Ne nuk dimë asgjë. Djali punonte, ishte kamarier! Nuk dimë asgjë, avokatin e kemi marrë vetë. Dikush duhet që t’i paralajmëronte.
Në dosjen e Prokurorisë, kamarieri, Emanuel Taullau rezulton i përfshirë në aktivisht në platformën EULEXT, fton agjentët për më tepër që të bëhen edhe ata pjesë e saj. Madje, ai iu ka sugjeruar atyre se mund t’i ndihmojë edhe pronari i lokalit i cili njihej me pseundonim “profesori”. Gjatë hetimit disa mujor nga agjentët e infiltruar të Policisë, provohet se Taullau u ka treguar Policëve se për t’u bërë pjesë e platformës bëhet fjalë për një shumë prej 1000 dollar (një mijë dollarë). Gjithashtu ai ju ka treguar se mund ti gjenin dhe ne disa grupe ne rrjetin social Telegram. Gjate bisedës kamarieri ju ka treguar se në zonën e Divjakës, ku theksoi se ishte qendra e platformës kishte një pjesëmarje të madhe individësh.

