Kosova
Pushtetit i hapen dyert e Amerikës/ Konjufca ne SHBA me Escobar
Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Glauk Konjufca, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me emisarin amerikan, Gabriel Escobar, te cilit I ka shprehur qëndrimin e Kosovës se nuk mund të formohet asociacion që cenon Kushtetutën e vendit.
“Ritheksuam qëndrimin e shtetit të Kosovës, por edhe garantimin e Departamentit të Shtetit, se nuk mund të formohet kurrfarë asociacioni apo ndonjë mekanizëm tjetër që cenon sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Konjufca.
Gjithashtu, Kkreu I kuvendit tha se diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, për procesin e dialogut dhe marrëveshjen e Ohrit, si dhe hapat e mëtejmë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.