Connect with us

Kosova

PUTHJA E VDEKJES/ Hill shpëton Vuçiçin: Objektivi është Rusia, jo Serbia

Ambasadori amerikan Christopher Hill tha se nuk mund të konfirmojë nëse Amerika do të vendosë sanksione ndaj industrisë së naftës të Serbisë dhe se ato në asnjë mënyrë nuk duhet të dëmtojnë ekonominë serbe dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

Ai ka theksuar se Rusia nuk e ka ndihmuar Serbinë në asnjë lloj mënyre, gjegjësisht nuk ka investuar dhe as ka bërë asgjë për ekonominë serbe.

“Në fakt, sanksionet e përmendura në asnjë mënyrë nuk kanë për qëllim dëmtimin e ekonomisë së Serbisë, as nuk është ky qëllim dhe as nuk pritet, dhe sa i përket bisedimeve, sigurisht që kemi pasur bisedime me Qeverinë e Serbisë” – deklaroi ambasadori amerikan.

Hill theksoi se objektivi i sanksioneve është Rusia, jo Serbia dhe se ato në asnjë mënyrë nuk duhet të dëmtojnë ekonominë dhe marrëdhëniet bilaterale të Serbisë.

Duke folur per protestat e studenteve ne Serbi, ambasadori u shpreh se çështja e protestave dhe sjelljes së policisë gjatë tyre është diçka që Serbia duhet ta zgjidhë në përputhje me ligjin e saj.

Kujtojme se vazhdon bllokada e studentëve nga më shumë se 50 fakultete shtetërore të katër universiteteve në Serbi dhe atyre iujane bashkuar edhe disa shkolla të mesme në pezullimin e mësimit. Të gjitha fakultetet e dy universiteteve shtetërore në Beograd janë të bllokuara, gjithashtu nuk ka mësim në të gjitha fakultetet në Novi Sad, si dhe disa në Kragujevac e Nish.

Advertisement