Pinknews
Puthje në studio me të ftuarat/ Habit Arjan Çani: Gruaja ime kënaqej kur më shihte
Arjan Çani ka dhënë së fundmi një intervistë për Arbana Osmanin në emisionin e saj në YouTube “Mirëmbrëma Yje”. Mes një bisede të gjatë moderatorja e ka pyetur gazetarin se çfarë perceptimi ka pasur bashkëshortja kur ai bënte ngacmimet ‘e famshme’ me të ftuarat, Çani dha një përgjigje që shumë prej jush nuk e prisnit.
Arbana Osmani: Çfarë perceptimi kishte bashkëshortja jote, gruaja jote kur ti kishte këto ngacmime?
Arjan Çani: Kënaqej shumë! Pufi kënaqet shumë me këto gjëra, sepse Pufi mua kështu më ka njohur. Më ka njohur kur punoja në radio. Më kupton? Te klani i natës, në vitin 1997. Kështu Pufi e dinte me kë kishte të bënte.