Bota
Putin: Dua Donbasin deri në mars
Diplomacia është vënë në punë, por jo për negociata paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë, pasi sipas Kievit, Vladimir Putin ka vendosur një qëllim të ri për fushatën e tij ushtarake…Të pushtojë Donbasin deri në muajin mars.
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar i ka bërë thirrje Gjermanisë që të dërgojë tanket e saj ‘Leopard 2’ në Ukrainë, pasi konfirmoi se Britania e Madhe do të dërgojë atje 14 tanke të fjalës së fundit
Në ditën e 327 të luftës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi Mbretërinë e Bashkuar dhe kërkoi të koordinojë përpjekjet e të gjithë anëtarëve të koalicionit për të mbrojtur Ukrainën dhe Europën.
“Ajo që ndodhi në Dnipro, me mbi 40 viktima dhe fakti që Rusia po përgatitet për pushtimin e Donbasit deri në mars, konfirmon se sa e rëndësishme është të koordinojmë përpjekjet tona për të mbrojtur Ukrainën, Europën dhe lirinë” – tha Volodimir Zelensky
Ndërkohë rreth njëqind ushtarë ukrainas mbërritën në bazën Fort Sill në Oklahoma, në SHBA për të filluar stërvitjen mbi sistemin e mbrojtjes raketore Patriot, arma më e avancuar e mbrojtjes ajrore në arsenalin e Uashingtonit, të cilën Kievi e ka kërkuar prej kohësh.