Connect with us

Bota

Putin, gati të nxjerrë “Ujkun” në fushëbetejë

Me dhjetëra të burgosur për krime të rënda në Rusi janë lënë të lirë pasi luftuan për 6 muaj në Ukrainë, ndërsa me mijëra të tjerë janë në fushëbetejë në pritje të mbushjes së kësaj periudhe për të shpëtuar përfundimisht nga veprat kriminale që ata kanë kryer.

Ndërsa rekrutimet vijojnë nga kreu i mercenarëve rusë të Wagner, një i burgosur famëkeq po tenton të dalë nga burgu për të luftuar në Ukrainë. Ai është 58-vjeçari Mikhail Popkov. Ish-polici, me nofkën “Ujku” apo “Maniaku i Angarskut”, ka marrë dy dënime të përjetshme për vrasjen e 83 grave. Daily Mail shkruan se Popkov përdhunoi shumicën e viktimave të tij të moshës nga 18 deri në 50 vjeç përpara se t’i masakronte.

Pavarësisht këtyre krimeve makabre, autoritetet ruse lejuan televizionin shtetëror ta intervistonte atë pas hekurave, aty ku u shpreh i gatshëm të bashkohej me ushtrinë e Putinit, duke pretenduar se kishte përvojë që nga koha e tij si rekrut i “Ushtrisë së Kuqe”.

Ai po tenton të përdorë mundësinë e dhënë nga Kremlini, e cila ka liruar rreth 40 mijë të dënuar, për të rifituar lirinë.
“Ëndrra ime është t’i bashkohem luftës. Unë nuk do të hezitoja ta bëja këtë. Edhe pse jam në burg prej 10 vitesh, besoj se nuk do ta kisha të vështirë të përshtatesha”, është shprehur krimineli pas hekurave.

Popkov i martuar, baba i një fëmije, i ka kryer krimet mes viteve 1992-2010 në qytetin e tij të lindjes Angarsk, të cilin është shprehur se synonte ta pastronte nga prostitutat.

FOTOT: Putin, gati të nxjerrë “Ujkun” në

Advertisement