Bota
Putin, homazh Gorbaçovit, por jo në funeral
Presidenti rus nderoi Mikhail Gorbaçovin, presidentin e fundit sovjetik që vdiq në moshën 91-vjeçare.
Putin e bëri vizitën dy ditë përpara ceremonisë zyrtare të varrimit të planifikuar për 3 shtator, ku ai nuk do të marrë pjesë, zyrtarisht për shkak të një një udhëtim në Kalingrad.
Mungesa e Vladimir Putinit dhe mohimi i një funerali shtetëror për Gorbaçovin interpretohen si një konfirmim, nga Kremlini, i ndarjes me Perëndimin, pikërisht e kundërta e politikës së Gorbaçovit.
Ai inicioi ndryshimin e shoqërisë sovjetike, një periudhë që hyri në histori si “perestrojka”, promovoi “glasnost” (transparencë), hapi rrugën që çoi në 1991 në rënien e Bashkimit Sovjetik dhe në fund të Luftës së Ftohtë.
Mikhail Gorbaçhev mbetet hero për Perëndimin por dhe gati një tradhtar për shumicën e rusëve.