Bota
Putin i sfidoi me përdorimin e armëve bërthamore, reagon SHBA: Nuk…
Shtëpia e Bardhë u shfaq sfiduese ndaj deklaratave të presidentit rus Vladimir Putin mbi përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, edhe pse pohoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë asnjë ndryshim që lidhet me kapacitetet atomike të vendit, si përgjigje ndaj kësaj retorike.
Reagimi i saj pasoi fjalimin e Putinit në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, ku shefi i Kremlinit pohoi se vendi i tij mund t’i përdorte armët bërthamore nëse do të ekzistonte një kërcënim ndaj integritetit territorial të saj, edhe pse nënvizoi se për momentin, nuk paraqitet një nevojë e tillë.
“Armët bërthamore janë prodhuar për të garantuar sigurinë tonë dhe ekzistencën e shtetit rus, në kuptimin më të gjerë të fjalës, por aktualisht nuk kemi një nevojë për t’i përdorur ato”, tha Putin.
Duke iu referuar komenteve të Putinit, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha të premten se nuk ka sinjale se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore dhe se Shtetet e Bashkuara nuk shohin asnjë arsye për të bërë ndryshime në gatishmërinë bërthamore të vendit.
Si për të treguar megjithatë se kërcënimet e tij e kanë një bazë reale, Putini ndërkohë konfirmoi dislokimin e armëve bërthamore në Bjellorusi. Qeveria amerikane garantoi për çdo rast se nuk ka të dhëna që të tregojnë se Moska po planifikon të përdorë armë bërthamore për të sulmuar Ukrainën