Connect with us

Bota

Putin jep deklaratën e fortë: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë!

Presidenti rus, Vladimir Putin shprehu besimin e tij se Rusia do të dalë fitimtare nga lufta që i shpalli në shkurt të vitit 2022 Ukrainës, duke folur nëpërmjet një lidhjeje video me gruan e një ushtari rus që lufton në front.

“Do të doja t’ju kërkoja t’i përcillni urimet e mia më të mira burrit tuaj dhe shokëve të tij. Ne të gjithë u urojmë atyre suksese dhe fitore, dhe jam i sigurt se kjo do të ndodhë”, tha presidenti rus gjatë një eventi për qendrat rinore në Rusi.

Dy persona u vranë dhe të paktën 14 u plagosën sot kur një  dron rus u rrëzua në një ndërtesë të lartë apartamentesh në Odessa  të Ukrainës në Detin e Zi. Sipas guvernatorit rajonal Oleh Kiper, tre fëmijë ishin midis të plagosurve në sulmin e natës, me njërin prej tyre në gjendje kritike.

Rusia ka rritur sulmet me dronë dhe raketa në qytetet ukrainase në javët e fundit, ndërsa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës kanë dështuar.

Advertisement