Bota
Putin ‘kërcënon’: Raketa ‘Satan II’ gati për përdorim
Presidenti rus Vladimir Putin është zotuar se do t’u sigurojë trupave të tij gjithçka që u nevojitet për të fituar luftën në Ukrainë dhe paralajmëroi se një raketë e re hipersonike “Satan II” do të jetë gati për përdorim së shpejti.
Raketa hipersonike Sarmat, e quajtur ‘Satan II’, ka të ngjarë të shtohet në artilerinë e Kremlinit në vitin e ri, ndërsa mendohet se çdo kokë luftarake Satan II mund të mbajë deri në 10 koka bërthamore me pesë herë shpejtësinë e zërit, me një distancë prej 12,000 miljesh.
Gjatë një takimi televiziv të fundvitit me krerët ushtarakë të Moskës, Putin këmbënguli se paratë nuk do të ishin pengesë për t’i siguruar trupave armët më të fundit.
Megjithatë, Putini dha pak për sa i përket strategjisë, ndërsa pushtimi i tij në Ukrainë vazhdon, pasi ai i shpalli ushtarët dhe shefat e mbrojtjes ruse si “heronj”.