Bota
Putin korr stuhi: Do të jetë dekada më e rrezikshme
‘Do të jetë dekada më e rrezikshme që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore’ – Fjalët agresive dhe retorike të presidentit rus Vladimir Putinit, ndërkohë, vijnë nga skena e seancës plenare vjetore të ‘Klubit Ndërkombëtar të Diskutimit’, një forum i mbajtur në Valdai, jashtë dyerve të Moskës.
“Periudhës historike te dominimit të Perëndimit në çështjet botërore po i afrohet fundit, bota unipolare po bëhet një gjë e së kaluarës. Jemi në një pikë kthese historike. Para nesh është ndoshta dekada më e rrezikshme dhe më e paparashikueshme që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore” – Deklaroi Putin
Pas tetë muajsh luftë, i forti i Kremlinit vazhdon të akuzojë Perëndimin se po luan me pisllëk.
“Shkatërrimi i tubacioneve pan-evropiane është absolutisht i tmerrshëm, ne jemi vërtet dëshmitarë të këtyre ngjarjeve të trishtueshme. Perëndimi ka vënë bast në lojën e tij të përgjakshme dhe të pistë”. – tha presidenti rus.
Pas takimit në Arlington, në shtetin e Uashingtonit (SHBA), me presidentin amerikan Joe Biden, sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin e cilësoi Rusinë si një kërcënim serioz dhe konkret. Ai pranoi shqetësimin epër një “përshkallëzim” të mundshëm të situatës me Rusinë dhe tha se – në rast të një sulmi bërthamor rus – përgjigja e komunitetit ndërkombëtar do të jetë e ashpër