Connect with us

Bota

“Putin më ka zhgënjyer”/ Trump nga Britania i dërgon mesazh Rusisë: Le të shohim se si do të dalë kjo

Presidenti amerikan, Donald Trump falënderoi kryeministrin britanik, Sir Keir Starmer për “mikpritjen e mrekullueshme”, por nuk la pa kritikuar homologun e tij rus, Vladimir Putin për moszgjidhjen e konfliktit me Ukrainën.

“Siç thashë mbrëmë, lidhja midis vendeve tona është e pakrahasueshme me asnjë tjetër në botë. Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë bërë më shumë të mira në këtë planet sesa çdo dy komb në historinë e njerëzimit”, tha Trump.

Duke iu referuar marrëveshjes tregtare SHBA-Britani e Madhe, Trump e përshkruan Starmer si një “negociator të ashpër” dhe madje bëri shaka me kryeministrin.

“Mendoj se ishte një marrëveshje më e mirë për ju sesa për ne”, tha ai, përpara se Starmer të shtojë se “është një marrëveshje shumë e mirë për të dy”.

Trump tha se ai dhe Starmer patën “një takim mjaft të mirë” me udhëheqësit e biznesit këtë pasdite, teksa vizita e tij shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar nxiti “marrëveshje prej 350 miliardë dollarësh në shumë sektorë”.

Duke iu referuar diplomacisë globale, Trump tha edhe një herë se ka zgjidhur “shtatë luftëra” që kur është kthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, ai theksoi se ajo që mendonte se do të ishte më e lehtë për t’u zgjidhur për shkak të marrëdhënies së tij me Vladimir Putinin, ka rezultuar më e vështirë.

“Ai më ka zhgënjyer. Ai më ka zhgënjyer vërtet… le të shohim se si do të dalë kjo”, tha presidenti.

Ndërkohë Starmer tha se duhet të ketë presion shtesë mbi Putinin dhe shtoi se vetëm kur Trump ushtron presion mbi të ai “tregon ndonjë prirje për të vepruar”.

Advertisement