Connect with us

Bota

Putin optimist para takimit me Trump: Amerikanët po bëjnë përpjekje të sinqerta për t’i dhënë fund luftës

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një takim me anëtarë të udhëheqjes së lartë të Rusisë, si dhe përfaqësues të qeverisë dhe administratës presidenciale, si pjesë e përgatitjeve për takimin e ardhshëm me një delegacion amerikan në Alaska më 15 gusht. Në fjalimin e tij, Putin pranoi se qeveria amerikane po bën përpjekje mjaft aktive dhe të sinqerta për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

“Ju kërkova të mblidheni sot për të na informuar rreth fazës në të cilën ndodhemi për takimin me administratën aktuale amerikane, e cila, siç e dinë të gjithë, po bën përpjekje mjaft aktive dhe të sinqerta për të ndaluar armiqësitë, për t’i dhënë fund krizës dhe për të arritur marrëveshje që janë me interes për të gjitha palët e përfshira në këtë konflikt, me qëllim krijimin e kushteve afatgjata të paqes midis vendeve tona, në Evropë dhe në botë në tërësi”, tha presidenti rus.

Putin do të takohet me homologun e tij amerikan Donald Trump më 15 gusht, në takimin e parë të udhëheqësve të dy superfuqive që nga vera e vitit 2021 (në atë kohë Putin dhe Biden ishin takuar në Zvicër).

Advertisement